Ballina Aktualitet Yzberisht, makina përplaset me motorin

Yzberisht, makina përplaset me motorin

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Një automjet është përplasur me një motor, teksa po merrte kthesën të hynte në një rrugë dytësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur edhe shkaqet e aksidentit.

Mësohet se nga aksidenti drejtuesi i motorit është lënduar dhe është dërguar në spital, nga ku bëhet me dije se nuk ka asnjë rrezik për jetën