Yuri Kim jep deklaratën e fortë, Lini lojërat dhe pazaret

35

Para fillimit të një takimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

“Mesazhi është shumë I qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që do populli shqiptar. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta keni pa reformën zgjedhore dhe pa reformën në drejtësi. Me këto nuk mund të bëni pazare”.

Kim deklaroi se është koha që të lihen lojërat dhe të realizohet reformën zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe ashtu siç populli shqiptar e pret.