Yuri Kim bën deklaratën e fortë:Puna e SPAK po pengohet, po frikësojnë gjyqtarë e prokurorë

31

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e quan një lajm të mirë faktit që palët politike bien dakord për një sërë çështjesh.

Ajo kërkon që udhëheqësit të bashkohen për të mirën e vendit, teksa ngre si shqetësim faktin se prokuroria e posaçme, SPAK po pengohet në punën e saj.

Gjithçka duke komentuar arrestimin e gjyqtares Mimoza Margjeka, të arrestuar për korrupsion.

“Ka ardhur koha që SPAK të jetë tërësisht funksional. Ne kemi parë disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e SPAK dhe madje po intimidojnë prokurorët e gjyqtarët. Ka ardhur koha që t’u qëndrojmë fort këtyre personave”, u shpreh ambasadorja e SHBA nga Shkodra.