Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor, mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël, të Fierit.
26-vjeçari më inicialet A. B., banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
I riu u transportua për në spital, por humbi jetën gjatë rrugës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.