Ballina Shëndetësi Xhinxheri, ai që i duhet mitrës suaj

Xhinxheri, ai që i duhet mitrës suaj

Angiogjeneza është termi që pershkruan fillimin e kancerit. Nëse ju jeni në gjendje për të parandaluar kancerin të prekë vezoret, atëherë ju mund të parandaloni me sukses kancerin.

Në një studim të botuar në “BMC Mjekësia Plotësuese dhe Alternative”, shkencëtarët gjetën se përbërësit aktivë në rrënjën e xhinxherit kanë veti antiangiogjenike dhe mund të pengojnë në mënyrë efektive rritjen e qelizave të kancerit.

Në eksperimentet e paraqitura në Shoqatën Amerikane për Kërkimet e Kancerit, shkencëtarët nga Universiteti i Miçiganit treguan se xhinxheri ndihmon në eliminimin e qelizave të kancerit ndryshe nga kimioterapia, ku qelizat e kancerit në vezore nuk bëhen rezistente ndaj kësaj terapie. Me efekte më pak anësore, më pak toksikuese dhe pa mundësinë e zhvillimit të rezistencës ndaj ilaçeve, xhinxheri aktualisht mund të ofrojë më shumë përfitime për ata që vuajnë nga kanceri i vezoreve se kimioterapia tradicionale.