Ballina Showbiz Xhensila Myrtezaj performon me atlete, ‘‘e lodhur’’ nga takat

Xhensila Myrtezaj performon me atlete, ‘‘e lodhur’’ nga takat

Disa muaj pas lindjes së vajzës, këngëtarja Xhensila Myrtezaj i’u rikthye koncerteve të saj, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka publikuar disa foto nga koncerti i saj në Luzern, së bashku me Ardian Bujupin.

Mirëpo, ajo që ra në sy, ishte pikërisht veshja e këngëtares, e cila kishte veshur një xhaketë të zezë dhe atlete të bardha.

Siç duket Xhensila është lodhur nga takat e larta dhe të lodhshme gjatë koncerteve dhe për këtë arsye ka zgjedhur atletet për të qenë më energjike dhe më pranë publikut.