Ballina Teknologji WhatsApp sjell funksionin e tij të ri

WhatsApp sjell funksionin e tij të ri

Mesa duket shqetësimi i të gjithë personave që nuk dkanë dëshirë të shtohen në një grup të aplikacionit më të përdorur të komunikimit WhatsApp, ka marrë fund.

Tashmë ky aplikacion do të shtojë një opsion të ri ku përdoruesit mund të kontrollojnë se kush mund ti shtojë e kush jo në grupe.

Opsioni do të shfaqet nën menunë Account > Privacy. Me këtë opsion mund të lejoni që në grupe në WhatsApp tu shtojnë të gjithë, vetëm kontaktet dhe askush. Dy të parat janë të nevojshme ndërsa i treti është i veçantë. Kjo sepse mund të bllokoni çdo ftesë grupi me përjashtim të atyre që merrni nga administratori i grupit në WhatsApp.

Ftesat do të jenë aktive për 72 orë e më pas do të hiqen. Ky sistem do të aplikohet vetëm nëse keni aktivizuar vetëm për kontaktet tuaja por dikush tjetër jashtë listës së kontakteve që keni përpiqet tu shtojë.

Ende nuk dihet se kur do të mbërrijë funksioni por testuesit beta në iOS dhe Android të aplikacionit së shpejti do ta shohin.