Ballina Teknologji WhatsApp do sigurojë fshehjen e bisedave sekrete

WhatsApp do sigurojë fshehjen e bisedave sekrete

WhatsApp, platforma më e famshme e mesazheve, lejon që tani që të mund të fshehësh njoftimet për një periudhë të caktuar kohe të kontakteve që duam të jenë ‘stand by’, në chat.

Por, edhe nëse celulari nuk dridhet, mjafton të hapësh aplikacionin për të parë mesazhet që na janë dërguar, bashkë me mesazhet që duam të mbajmë të fshehura, apo mesazhet e punës që do donim të evitonim kur jemi pushim.

Sipas rrjetit WABetaInfo, whatsapp po bëhet gati të lëshojë ‘Vacation Mode’: një funksion i ri që do të lejojë, jo vetëm të vëmë në heshtje kontaktet tona, por edhe t’i fshehim, si të mos ekzistonin.

Duke përzgjedhur kontaktet dhe bisedat që duam të aktivizojmë ‘Vacation Mode’ (Modaliteti Pushime), që mesazhet e personave të përzgjedhur të mos vinin, njësoj sikur askush të mos na kishte shkruar.

Një funksion i vlefshëm jo vetëm për atë që do të shkëputet nga puna, por edhe për atë që ka ndonjë sekret për të fshehur.