Vuçiç provokon Kosovën, poston hartën e pikturuar me flamurin e Serbisë:”Nuk jemi të dobët”

187

Presidenti i Serbisë Vuçiç, ka provokuar shtetin e Kosovës duke postuar një foto të hartës së shtetit kosovar me flamurin e Serbisë të pikturuar në të.

Në llogarinë e tij personale në Instagram, presidenti i Serbisë ka kujtuar 17 marsin e vitit 2004.

“Serbia nuk është e dobët” shkruan Vuçiç.

Sipas propaganës serbe në datën 17-18 mars të vitit 2004, shqiptarët në mënyrë të organizuar e me plan dëbuan serbët nga Kosova dhe u dogjën kishat.

Vuçiç deklaron se serbët kanë mësuar nga gabimet, teksa ky nuk është provokimi i vetëm që ai personalisht bën ndaj Kosovës.

Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,”-shkruan Vuçiç.