Ballina BOTA Vuçiç: Le të më vrasin, por Kosovën nuk e njoh.

Vuçiç: Le të më vrasin, por Kosovën nuk e njoh.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se tashmë ka dështuar ideja e tij, sipas të cilës serbët do mund të merrnin një territor që do të thoshte shumë për popullin serb në Kosovë, por ka deklaruar se derisa të jetë ai president nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç në një deklaratë për televizionin publik serb RTS, ka thënë se mund ta vrasin, por kjo njohje nuk do të ndodhë.

“Ja ku ju them të gjithëve, edhe anglezëve dhe gjermanëve, nuk dua. Më rrëzoni, por nuk e pranoj”, tha ai.

“Pas 15 vitesh mund të jetë një president tjetër, por Vuçiç nuk do ta pranojë Kosovën”, tha presidenti serb.