Ballina Kronikë Vritet shqiptari në Greqi, 51-vjeçari punonte si roje në një kompani transporti

Vritet shqiptari në Greqi, 51-vjeçari punonte si roje në një kompani transporti

Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një grabitjeje në komunën greke të Koridhalosit në Athinë. I ndjeri 51-vjeçar që punonte rojë në një kompani transporti mori goditje të forta në kokë dhe trup.

Autoritetet greke po hetojnë shkaqet e një episodi dhune që la të vdekur të hënën një shtetas shqiptar.

51-vjeçari që nuk është identifikuar dyshohet se humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga grabitësit që po tentonin të vidhnin kompaninë e transportit ku ai punonte si rojë.

I ndjeri raportohet se telefonoi të bijën e tij për ta informuar mbi rrethanat e ngjarjes pak orë pas mesnatës.

Me të nxituar në vendngjarje vajza e viktimës e gjeti të atin e saj të lidhur më litar dhe të përgjakur nga goditjet me objekte metalike në kokë.

Pas njoftimit të policisë, 51-vjeçari u transportua drejt spitalit të Atikës, por plagët e marra dhe gjendja fizike e rënduar edhe nga ndërhyrja në zemër që ai kishte kryer pak kohë më parë, rezultuan fatale për viktimën.