Vritet pronari i një lokali në Lushnje, plagoset rëndë djali i tij

47

Një burrë ka vdekur dhe djali i tij është plagosur rëndë në një krim zgjedhor ndodhi pak para mesnatës dike gdhirë dita e sotme e enjte në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të 62 vjeçarit Rako Qorri, është vrarë me armë zjarri ai dhe djali 31 vjeçar Kejdi Qorri.

Policia thotë se ka arritur të bëjë kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, Sofokli Shani, 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin, që e shihni në foto.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.