Vritet me thikë dhe çekiç në kokë një burrë në Greqi

55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se një 47-vjeçar, i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, dyshohet se është vrarë me çekiç dhe thikë për larje hesapesh. Sipas investigimeve të para, viktima dhe një miku i tij kanë shkuar në shtëpinë e dy personave. Më pas aty ka nisur sherri mes tyre dhe gjithçka ka përfunduar në tragjedi.

Dëshmitarë të ngjarjes makabre u bënë edhe disa kalimtarë të rastit, të cilët kanë parë të gjithë skenën dhe kanë lajmëruar policinë. Këta të fundit, kanë arrestuar personat e përfshirë në ngjarje dhe pritet t’i marrin në pyetje, për të zbardhur të gjithë të vërtetën.