Ballina Kronikë Vritet me armë zjarri i riu në Laç, zbulohet identiteti i vikitimës

Vritet me armë zjarri i riu në Laç, zbulohet identiteti i vikitimës

Zbardhet  vrasja e 24 vjeçarit V.SH në Laç. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të  vrasjes së ndodhur  mbrëmjen e djeshme.

Policia thotë se nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës  vijon punën  për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.