Vriten dy persona në kryeqytetin e Kosovës

25

Dy persona janë vrarë në Prishtinë, në lagjen “Emshir”.

Sipas autoriteteve policore, ende janë të paqarta rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e policisë në Kosovë.