Vrau shokun e ngushtë gabimisht, rrëfehet Stjuart Smakaj:”Jam penduar, e vrava gabimisht”

59

Stjuart Smakaj, i arrestuar si vrasësi i shokut të tij të ngushtë Gledis Kraja, mbrëmjen e së hënës në Shkodër ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen.

Vetëdorëzimi i tij u bë i mundur me anë të ndërmjetësimit të familjarëve.

Smakaj ka shprehur pendesë në lidhje me krimin, duke dëshmuar se konfliktin e kishte me Denis Halilin dhe se plumbat e kishin kapur gabimisht Gledis Krajën.

Autori rrëfeu se gjatë mbrëmjes Denis Halili u largua drejt makinës dhe për t’u mbrojtur nga ai Smakaj është ngjitur në shtëpi ka marrë një armë dhe ka hapur zjarr.

“Qëllova drejt makinës ku ishte Denisi, nuk e dija që brenda saj ishte edhe Gledisi, e kam vrarë gabimisht”, ka thënë i riu.

I gjithë konflikti ka nisur pasi Denis Halili kishte parkuar keq mjetin në të cilin kishte disa mobilje që po ngjiste në shtëpi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.