Vrau pulën e komshiut, përfundon në gjyq

61

“Vrasja” e një pule ka vendosur përballë ligjit një 66 vjeçar nga Radostina e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së 66 vjeçarit me iniciale P.A, i cili ka qëlluar një pulë, që lëvizte në oborrin e shtëpisë.

Një veprim i tillë, mesa duket, ka shqetësuar fqinjët te cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Uniformat blu pasi kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes kanë konstatuar shpendin e ngordhur në tokë, ndërsa kanë kryer edhe verifikimet për armën e gjahut që kishte përdorur 66 vjeçari, e cila rezultoi me leje.

Pas verifikimeve shtetasi me inicialet P.A është proceduar penalisht, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.