Vrau kunatën, Agron Tanushi flet nga burgu:”Faj ka edhe policia”

36

Agron Tanushi, 31 vjeçari që vrau ish-kunatën në Bathore rrëfehet për herë të parë nga burgu për ngjarjen e rëndë të ndodhur një muaj më parë.

Tanushi u shpreh se me ish-kunatën kishte konflikte të vazhdueshme, ndërsa akuzon dhe Policinë.

Ai i ka thënë se prej 7 vitesh shkonte në Komisariat por shefi i Policisë e ofendonte duke i thënë “si nuk ke turp që vjen për një femër këtu”.

Sipas tij, nëse ditën e ngjarjes Policia do ishte para shtëpisë, ish-kunata Jetmira Hasani do ishjte gjallë.

“U arratisa, në moment ika. U pendova dhe u dorëzova. Unë kam pas mundësi dhe të ikja fare. Por unë atë krim e bëra” – tha ai për “news 24”.

“Të shkosh në Komisariat dhe të bësh kallëzim, e të thotë shefi po si s’ke turp Agron që vjen për një femër këtu. Krimi ka ndodhur për shkak të mos ndërhyrjes së policisë. Ka 7 vite. Të kishte qenë policia aty, ajo do ishte gjallë dhe unë do isha në punën time. Pamjet i ka policia”.

“Vëllai im qëkur është divorcuar është larguar, ka ardhur vetëm kur varrosëm babain. Ajo e masakonte vëllain, pyet në lagje ca na bënte ajo ne”, shprehet Agron Tanushi.