Ballina Aktualitet Vrau gruan një vit më parë në Durrës, Krimet e Rënda dënojnë...

Vrau gruan një vit më parë në Durrës, Krimet e Rënda dënojnë babain e 6 fëmijëve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Çelnik Shahollin i cili një vit më parë vrau bashkëshorten e tij Ardiana Shaholli, 40 vjeçe.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati të ashpër mes viktimës dhe autorit në banesën e tyre në lagjen 15 në Spitallë. Çifti  ishte në vështirësi ekonomike, ato kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur.

Në momentin që burri dhe gruaja janë grindur nuk kanë qenë fëmijët në banesë. Në atë kohë Çelniku pasi e ka goditur bashkëshorten ka shkuar vetë në polici ku ka thënë se nuk e ka ditur që e ka qëlluar për vdekje.