Ballina Kronikë Vrau gruan në gjumë pasi dyshonte se e tradhëtonte, lihet në burgë...

Vrau gruan në gjumë pasi dyshonte se e tradhëtonte, lihet në burgë 63-vjeçari

Gjykata ka lënë sot në burg 63-vjeçarin Skënder Hoxha, i cili vrau dy ditë më parë gruan e tij për motive xhelozie. Sipas tij, arsyeja pse vrau në gjumë bashkëshorten e tij ishte tradhëtia.

Ai ka rrëfyer se e kishte parë të dashurin e saj të dilte nga dritarja.

“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se më datë 30.04.2019, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë është marrë njoftim se në fshatin Vagalat, njësia administrative Luftinjë bashkia Memaliaj ka gjetur vdekjen në banesën e saj shtetasja Antoneta Hoxha. Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e saj ka rezultuar se kufoma e shtetases Antoneta Hoxha gjendej e shtrirë në krevatin dopio në dhomën e gjumit …”, thuhet në dosjen hetimore.

Ndërsa më pas shfaqen edhe dyshimet e autorit për një lidhje jashtëmartesore të gruas së tij.

“Kohët e fundit, Skënder Hoxha, ka dyshuar se gruaja e tij kishte lidhje jashtë martesore me shtetasin S.H. Më datë 30 prill, ora 00:30, kur Antoneta ishte në gjumë, ai ka marrë sëpatën që kishte jashtë shtëpisë tek drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit ku po flinte Antoneta, dhe e ka goditur 2 herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit, me myqën e sopatës. Ai ka parë që me dy goditjet e para, Antoneta nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe veshi e po përpëlitej në krevat. Në këtë kohë e ka goditur edhe njëherë tjetër me myqën e sëpatën mbrapa kokës. Pasi ka konstatuar se ajo ka vdekur, ka fshehur sëpatën me të cilën e vrau tek një kazan me ujë, jashtë shtëpisë tek çezma”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Po kështu prokuroria ka marrë edhe dëshminë e personit me të cilin autori dyshonte se e kishte tradhtuar viktima, që rezulton fqinj i familjes.

“S.H., është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit. S.H sqaroi se nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasen Antoneta Hoxha. Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij, Antonetën ka pasur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatar. Sot, më 30 prill, rreth orës 06:00, ka qenë në gjumë dhe në këtë kohë ka dëgjuar të bërtitura grash që vinin nga shtëpia e Skënder Hoxhës. Është ngritur dhe ka shkuar tek shtëpia e Skënderit, ku ka mësuar se Antoneta, bashkëshortja e Skënderit kishte vdekur. Më pas, aty ka mësuar se Skënderi e kishte vrarë me sëpatë”, thuhet në raportin e policisë.