Vrau efektivin e policisë, i riu tenton vetëvrasjen

21

Tenton vetvrasjen Aldi Rama, i riu 21-vjeç që ekzekutoi efektivin e policisë, Saimir Hoxha.

Burime bënë me dije se ai është vetëplagosur.

Sipas deklarimit zyrtar të policisë, nga kontrollet e bë e mundur lokalizimi i tij në ‘Lagunën e Vainit’ ku ishte fshehur.

Forcat e policisë i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai nuk iu është bindur urdhërit dhe është vetëqëlluar.

Burime policore bëjnë me dije se ai po transportohet për në spital në gjendje kritike për jetën.