Vrau dy vëllezër në vitin 1998, arrestohet shqiptari në Itali/Emri

37

Një shqiptar që akuzohet se ka vrarë dy vëllezër në vitin 1998 është arrestuar së fundmi nga autoritetet italiane.

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Gert Selimaj, i cili u vu në pranga në një apartament në Martina Franca (Taranto) në Itali.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë nga agjentët lëvizës, me bashkëpunimin e kolegëve nga Komisariati i Martina Franca.

46-vjeçari u përball me dy vëllezërit, fajtorë për një sulm ndaj një të afërmi të tij dhe pas një sherri, i qëlloi për vdekje.

46-vjeçari u dërgua në burgun e Tarantos në pritje të procedurave ndërkombëtare të ekstradimit për Shqipërinë.