Vrau bashkëshorten në banesë, dënohet ish-gardisti

23

Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj.

Rreth dy vite më parë ai u arrestua nën akuzë, pas vrasjen e bashkëshortes së tij, Evelina Seferaj.

Ngjarja ndodhi brenda banesës së tyre mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj qëlloi me armën e shërbimit 36-vjeçaren.

Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend.

Sipas hetimeve shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia.

Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

Çifti nuk kishte shfaqur probleme mes tyre para se të ndodhte ngjarja e rëndë.