Vrau bashkëkombasin për 130 euro, shqiptari në Greqi tregon pse i duheshin me ngulm paratë

40

Pas vdekjes së një 65 vjeçari në Artemida të Greqisë, hetuesit grekë kanë zbuluar pas 10 ditësh të gjitha rrethanat e ngjarjes. 65 vjeçari u ekzekutua nga fqinji i tij gjithashtu shqiptar.

34 vjeçari rrëfeu për policinë se i moshuari i kishte para borxh, që nuk donte t’i jepte dhe në konflikt e sipër, 34 vjeçari ka ndërmarrë veprimin ekstrem. Gjithashtu për autoritetet ai tregoi se më 10 maj ai kishte shkuar për t’i kërkuar sërish paratë fqinjit pasi gruaja e tij do të lindte dhe 130 eurot ishin shumë të nevojshme.

Autori mësohet e ka goditur 65-vjeçarin në fytyrë dhe gjatë rënies në tokë i moshuari ka përplasur edhe kokën gjë që ka rezultuar fatale.

34 vjeçari u bë baba ditën e arrestimit të tij, për këtë arsye fqinjët e tij i dërguan në banesë edhe disa lule.