Ballina Aktualitet Vrasje në Shkodër, viktima pronar i një bujtine në Theth

Vrasje në Shkodër, viktima pronar i një bujtine në Theth

Një person është qëlluar me armë zjarri disa minuta më parë në Grudë të Shkodrës. Viktima është 36-vjeçari Nard Polia nga Thethi. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”.

Megjithë përpjekjet për t’i dhënë ndihmë mjekësore ai ka ndërruar menjëherë jetë.

Sipas informacioneve të para, Polia është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet.

Ai rezulton të jetë pronar i një bujtine në zonën e Thethit, i angazhuar në fushën e turizmit.