Ballina Aktualitet Vrasje në Shkodër, detaje nga vrasja që tronditi gjatë pasdites së sotme

Vrasje në Shkodër, detaje nga vrasja që tronditi gjatë pasdites së sotme

Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatori.

Nard Polia sapo kishte dalë nga servisi, ku kishte marrë makinën dhe mësohet se në makinë ka patur edhe një punonjës të servisit i cili fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngjarje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Ferdinant Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe vitet e fundit ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij. Nuk ka ende të dhëna për pistën e hetimit, pasi Polia nuk ka precedentë apo konflikte të njohura nga organet e rendit.