Vrasje në Peqin, i riu i merr jetën 44 vjeçarit

59

Një burrë mbeti i vrarë para pak minutash në Peqin pasi u sulmua me armë zjarri nga një tjetër, për motive që momentalisht janë të paqarta.

Viktima është Ylber Xhahysa, 36 vjeç nga Pajova e Peqinit kurse autori i dyshuar që sapo është arrestuar, është Leonard Bashaliu, 40 vjeç nga Gjocaj e Peqinit.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, raporton noa.al duke cituar burime nga vendngjarja.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, 36 vjeç, banues në Gjocaj, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, 44 vjeç, banues në fshatin Pajovë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Peqinit, por vdiq me të mbërritur aty, nga plagët e rënda.

Policia tha se bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapja e 36 vjeçarit së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Noa.al mëson se koonflikti nisi për motive banale. Pas prangosjes, autori i dyshuar u shfaq i rënduar psikologjikisht para forcave policore që nisën ta marrin në pyetje. Ai ka thënë se “u zumë kot, pasi para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë dhe përfundoi me përdorim të armës së zjarrit”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.