Ballina Kronikë Vrasja tek liqeni, policia zbulon detaje të reja, motivi i vrasjes

Vrasja tek liqeni, policia zbulon detaje të reja, motivi i vrasjes

Haxhi Baçinozi është 62-vjeçari nga Fieri, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme tek liqeni artificial. Viktima lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Ai është një ish-i përndjekur që ka qenë dy herë i dënuar në diktaturë.

Motiv i vrasjes dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer që viktima Haxhi Bacinovski i kishte autorit të dyshuar.

Borxhi ishte një shume parash e konsiderueshme dhe 62-vjeçari nuk i ishte përmbajtur fjalës së dhënë për ta shlyer çka ka sjellë konflikte të vazhdueshme me autorin, që sollën edhe vrasjen.

Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin, i cili ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër.

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar nga vendngjarja.