Vrasja pranë Gjykatës së Tiranës, arrestohet i dyshuari

101

Policia e Tiranës tha se vuri në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë në afërsi të Gjykatës.

Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” ku shtetasi Mexhip Picari akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kudret Saliaj, ish-bashkëshortin e vajzës.

Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe ish prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.