Ballina LAJME Vrasja në Vlorë, si eliminuan shqiptarët që vranë avokatin grek

Vrasja në Vlorë, si eliminuan shqiptarët që vranë avokatin grek

Vrasja e mbrëmshme e Sotiraq Mëhillit në Vlorë dyshohet se kishte si shënjestër shokun e tij Eno Mataj. Ai është një nga të akuzuarit për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos në vitin 2017. Nga ajo kohë një seri vrasjesh kanë goditur grupin e shqiptarëve që thuhet se hyri për të grabitur në shtëpinë e tij, por që më pas e la atë të vdekur.

Eno Mataj njihej ndryshe si Aleksandër Mataj dhe akuzohet si një nga bashkëpunëtorët e Mikel Brahimaj në vrasjen e avokatit grek. Hetimet kanë zbuluar se ekzekutimi u urdhërua nga Arbër Bako, Olti Duçe dhe Klodian Lekoçaj.

Duçe dhe Lekoçaj akuzohen se bashkë me dy shtetas grekë kanë ngritur një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë. Faktin që vrasja mund të jetë porositur nga Greqia e ka konfirmuar në dëshminë e tij para policisë edhe vetë Enea Mataj, por ai pretendon se e kanë ngatërruar padrejtësisht me anëtarët e këtij grupi kriminal.

Që nga vrasja e avokatit, dhe paralajmërimi i Mikel Brahimj se do të nxirrte emrat e porositësve, në radhët grupit shqiptar kanë ndodhur një sërë vrasjesh, ku dyshimet janë se ata po eliminojnë njëri-tjetrin. Arbër Bako u vra në burgun e Koridhalosit, ndërsa si porositës u dyshua shoku i tij Klodian Lekoçaj. Po ashtu në qelitë e burgjeve greke u ekzekutua edhe Bardhyl Tusha, njeriu që strehoi njërin nga vrasësit e avokatit grek.