Ballina Kronikë Vrasja në Vlorë, fqinjët: Jemi të tronditur, viktima pa faj

Vrasja në Vlorë, fqinjët: Jemi të tronditur, viktima pa faj

Vrasja e 22 vjecarit Sotiraq Mëhilli është një ngjarje tepër e rëndë për familjarët e tij, të cilët ende vuajnë vdekjen e babait të të riut. Xhaxhai i Sotiraqit tregoi për gazetarin Enrik Mehmeti se djali nuk ishte njeri problematik dhe se punonte me traktor në fshat për të mbajtur familjen.

Një tjetër i aferm i viktimës, i cili njihte edhe Eno Matën, pohon se atentati mund të jetë pasojë e të shkuarës kriminale të Eno Matës në Greqi. Sipas tij i gjithë fshati e dinte qe 32 vjeçari ndiqej nga policia greke.

Banore të fshatit Poro shprehen se të dy djemtë që u bënë objektiv i atentatit ishin të qetë në fshat dhe nuk shkaktonin probleme. Policia po heton për ngjarjen, hetime nga të cilat pritet të sqarohet motivi dhe objektivi i atentatit.