Vrasja e të riut nga Lushnja, policia:”Ka autorë të dyshuar”

43

Policia e Korçës thotë se ka gjetur autorë të dyshuar për ngjarjen makabër të zbuluar në rezervuarin e Gjançit në qytetin juglindor.

Lulzim Spahia, 25 vjeç dhe K.B., 26 vjeç nga Lushnja, akuzohen për vrasjen e 25 vjeçarit Fridman Xhaferraj dhe hedhjen e kufomës në ujë.

Viktima (në foto) u gjet dje paradite mbi ujë në rezervuar. Ai kishte duart e lidhura dhe shenja dhune fizike e goditjesh me sende të forta.

Dyshimet janë se dy autorët e dyshuar kanë rrëmbyer të riun lushnjar, e kanë dhunuar deri në vdekje dhe më pas e kanë hedhur në ujë të lidhur.