Ballina Aktualitet Vrasja e Ravik Gurrës, merr vendimin Dhoma e Avokatisë në Elbasan

Vrasja e Ravik Gurrës, merr vendimin Dhoma e Avokatisë në Elbasan

Vrasja e avokatit Ravik Gurra në Elbasan ka nxitur edhe reagimet e kolegëve të tij të cilët  jane mbledhur gjatë ditës së sotme në Elbasan për të diskutuar reagimin e mëtejshëm të tyre.

Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë punën për 3 ditë. Ata kërkojnë gjitahstu solidaritetetin e kolegëve në të gjithë vendin.

Pritet që avokatët të bëjnë thirrje për protesta dhe për të bojkotuar gjyqet në të gjithë vendin.

Vrasja e avokatit të njohur ishte një goditje e rëndë për këtë profesion dhe enigmat shtohen edhe me shumë nga sjellja profesioniste e autorëve të krimit.

Avokati kishte në proces disa çeshtje të rëndësishme gjyqsore, si ajo e Çapjave të Elbasanit apo Emiljano Shullazin.

Ravik Gurra, prej 10 vitesh avokat, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal bashkë me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.