Autoritetet kanë identifikuar autorin e vrasjes së Luljeta Heshtës, në Itali, e cila ishte punonjëse seksi.
Mediat shkruajnë se ai është 42-vjeçari Alfred Kipe, që pas krimit u largua me qetësi nga vendi i ngjarjes.
Plagët ishin fatale, pavarësisht se gruaja u dërgua menjëherë në spitalin “Humanitas” në Rozzano, ku ajo iu nënshtrua një operacioni delikat, por pa mundur të mbijetojë.
Raportet e kalimtarëve që telefonuan në numrin e urgjencës 112, ishin vendimtare në identifikimin e vrasësit, por, sqaroi prokurori, “ata gjithashtu ndihmuan gruan, filmuan burrin me celular, duke u larguar nga vendngjarja, mbase nën ndikimin e alkoolit dhe më pas erdhën në stacionin e policisë për të verifikuar nëse ishte ai apo jo”.
Sipas mediave italiane, viktima punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël penalë në Itali.