Vrasja e policit/ Mbërrijnë në Gjykatë dy shokët e Aldi Ramës

63

Ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim Kristian Sherri dhe Armando Marku në Gjykatën e Lezhës. Ata kanë mbërritur nën masa të larta sigurie. Prokuror i çështjes është Ylli Pjeternikaj, ndërsa gjyqtare Elsa Ulliri.

Kristian Sherri dhe Armando Marku ndodheshin në mjetin bashkë me Aldi Ramën i cili qëlloi për vdekje nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha.

Kristian Sherri dhe Armando Marku ky i fundit drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se është me profesion mësues. I vetmi person i armatosur bëjnë me dije burimet ka qenë Aldi Rama, ndërsa pas ekzekutimit të Hoxhës, kolegët që e shoqëronin kanë qëlluar në drejtim të automjetit të të rinjve teksa këta të fundit largoheshin me shpejtësi.

Burime bëjnë me dije që automjeti në fjalë ka shenja të plumbave ndërsa efektivët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij pa mundur ta ndalonin.