Vrasja e “Mond Çekiçit” në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit

81

Disa orë pas ekzekutimit të “Mond Çekiçit”, shoferi i tij ka deklaruar se vrasësit i ka parë me shaj e me kapuçë në kokë.

Më tej, ai ka vrapuar për të shpëtuar veten dhe ka dëgjuar të shtënat.

“Na zunë rrugën. Dola nga makina për t’i pyetur ç’kishin dhe sa lëviza pak hapa pashë brenda makinës burra të maskuar me shallë dhe kapuçë dhe njërin prej tyre me armë në dorë. U tmerrova, nuk pashë asgjë më shumë, por renda të shpëtoja veten.

Ika me vrap u futa në rrugicën përballë shkollës profesionale dhe sapo nisa të vrapoja dëgjova derën e makinës qe u hap. Kisha lëvizur shumë pak kur dëgjova zhurmën e të shtënave.

Nuk kisha fushëpamje, sepse u futa në rrugicë dhe më pengonte pjesa e pasme e shkollës. Po të qëndroja në makinë do më kishin vrarë. Unë nuk e di kush mund të ketë pasur konflikte me Mond Çekiçin,”, deklaroi shoferi.