Vrasja e Jurgen Kurtit/Policia pushon akuzat ndaj të dyshuarve kryesorë, vetëm njëri do të përballet me drejtësinë!

22

Prokuroria e Tiranës ka pushuar akuzat ndaj Alesio Berberit dhe Olsi Qalliajt të dyshuarit e vrasjes së Jurgen Kurtit.

Akuza është pushuar edhe për Klodian Banen, i njohur me nofkën “Buxhaku”, i cili ishte shpallur në kërkim dhe cilësohej si një ndër të dyshuarit kryesor për vdekjen e Jurgen Kurtit

Në gjykatë tashmë është konsideruar i pandehur vetëm Elsi Levendi për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” pasi gjatë ndalimit i është gjetur një pistoletë tip TT dhe “Vrasjes me paramendim”.

Vrasja e Jurgen Kurtit u krye në datën 18 Mars 2019 në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më të ëmën e tij.