Ballina Kronikë Vrasja e ish-policit Arben Bilali, një person në pranga

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, një person në pranga

Një person është ndaluar për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali, në fund të janarit 2019.

Ai dyshohet se është përfshirë në krim dhe ndalimi i tij është bërë pranë banesës.

Mbi ish-policin janë zbrazuar 14 plumba.

Asnjëri nga vrasësit nuk ekspozohet dhe nuk del nga makina, e cila pas breshërisë, largohet qetësisht në drejtim të paditur. Ata qëllojnë egërsisht mbi Arben Bilalin.