Vrasja e Gjin Ndoj në Shkodër, policia dy pista kryesore hetimi DETAJE

146

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e 38 vjeçarit Gjin Boriçi në Shkodër.

Ai njihej gjithashtu si Gjin Ndoj apo Gjin Frroku.

38 vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë e një në shpatull, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Policia po e mbështet hetimin në dy pista kryesore. E para është gjakmarrja, kjo pasi një xhaxha i viktimës ka vrarë 15 vite më parë një djalë 16 vjeç.

E dyta është e kaluara e viktimës.

Dyshohet se Gjin Boriçi është pjesë e një grupi kriminal në Shkodër. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë shok i ngushtë me anëtarë të familjes Bajri, më konkretisht me Behar Bajrin.

Policia dyshon se personat e implikuar në vrasje kanë njohje të mirë të zonës, pasi kanë vepruar me shpejtësi.

Nuk dihet ende ku mund të jenë drejtuar, por kanë patur tre mundësi. Në drejtim të Torovicës, Lezhë. Në urën e Gjo Lulit në Velipojë, apo kanë ecur në këmbë në drejtim të një zone të Velipojës.