Vrasja e Endri Mustafës, jepet vendimi për 15 vjeçarin e përfshirë në krim

88

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 15 vjeçarin me iniciale E.M, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës.

Lidhur me ngjarjen, vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar Ibrahim Lici.

Shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin vranë me armë zjarri Endri Mustafën.

Viktima u gjet në bregun e liqenit, me 6 plumba.

Mustafa ishte person me precedent të mëparshëm penalë.

Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën ai kishte kryer edhe dënimin e dhënë nga gjykata.