Vrasja e dy të rinjve në Malësi, arrestohet babai i të dyshuarit kryesor

48

Pas ngjarjes tronditëse ku në Malësi të Madhe u gjetën të vrarë dy të rinjtë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, policia ka arrestuar babanë e të dyshuarit kryesor për krimin.

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepaj, është prangosur nga policia, pasi dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen.

Gjithçka pasi dyshohet se Danjeli pas krimit ka shkuar në shtëpi dhe ka ndërruar rrobat.

Familja e të shpallurit në kërkim është ngujuar, duke iu druajtur hakmarrjes.

Trupat e dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u gjetën mesditën e së enjtes, nga kërkimet intensive të policisë në terrenin e thyer, të vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se Olsi Çutaj ka shoqëruar me makinë të vëllanë Vilsonin, Klementin dhe Danjelin drejt fshatit Vrith ku u ulën në një kafe, nga ku nisën të debatonin dhe më tej u larguan drejt parcelave të mbjella me kanabis.

Dyshohet se konflikti ka nisur për kanabis, një borxh që Danjeli i kishte Vilsonit. Parcelat e tyre kanë qenë afër. Duke hyrë në procesin e korrjes, Vilsoni pretendonte që i ishte vjedhur një sasi prej 50 kilogramë drogë, për të cilat akuzonte Danjelin.

Danjel Pepaj dyshohet të jetë rrahur nga dy viktimat për drogën, çka a bërë që kyu i fundit të organizojë vrasjen duke i çuar në një pyll, ku mendohet se do iu kthente kanabisin.