Vrasja e djeshme në Shkodër, policia përqëndron dyshimet te shoku i viktimës

76

Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme, ku një 23-vjeçar u vra me armë zjarri.

Gledis Kraja ndërroi jetë në spital, teksa dyshimet e para për ekzekutimin e tij janë përqëndruar te shoku i tij.

Policia ka dyshime të forta se autori i këtij krimi është Sebastian Smakaj i cili ndodhet në kërkim.

Nuk ka ende asnjë detaj për këtë ngjarje dhe për shkaqet që çuan në degradimin e një konflikti.

Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55 dhe nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Vrasja e 23-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori (EMRI+FOTO ...

Sebastjan Smakaj