Vrasja e 38 vjeçarit në Durrës, zbardhen informacione të mëtejshme mbi ngjarjen e viktimën

375

Durrësi u trondit mbrëmë nga vrasja e një 38 vjeçari.

Edmir Begu ose Ilir Kuçi siç njihej ndryshe, ishte viktima e atentatit në qytetin bregdetar, ku dyshohet se shkaku i eleminimit është përfshirja në disa pazare droge.

Mediat kanë raportuar se viktima ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës.
Për policinë ishte nje individ me precedentë penalë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar për kanosje, kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge.

Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, është qëlluar me breshëri automatiku nga autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Nga ana tjetër, viktima ishte një familjar, pasi ishte baba i një fëmije, por nuk ishte i punësuar.

Janë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të patur më shumë detaje.