Ballina Kronikë Vranë dhe zhdukën trupin e shqiptarit, katër italianët kërkojnë pafajësi

Vranë dhe zhdukën trupin e shqiptarit, katër italianët kërkojnë pafajësi

Kanë kërkuar pafajësinë e lirinë e tyre të plotë në Gjykatën e Apelti, katër italianët e arrestuar me akuzën e vrasjes dhe zhdukjes së trupit të shqiptarit Astrit Lamaj, 42 vjec i cili u gjet i murosur në një vilë në provincën e Milanos.

Mes të arrestuarve dhe ish e fejuara e tij 63 vjecarja siciliane Carmela Schiacchitano, që sipas prokurorisë së Monzës është porositësja e vrasjes së Astrit Lamaj, i cili ishte zhdukur që në janar të 2013.

Sipas prokurorëve italianë Carmela pasi kishte marrë autorizimin nga klani i mafiaa siciliane të Cosa Nostras në qytezën e Riesit, e cila ishte dhe vendlindja e saj, kishte organizuar vrasjen e 42 vjecarit shqiptar.

Motivi i vrasjes është hakmarrja e Carmelës pas vendimit të shqiptarit për të ndërprerë lidhjen e tyre dashurore që vazhdonte prej gati një viti.

Por dhe zhdukja e disa bizhuterive me vlerë 100 mijë euro për të cilat Carmela mendonte se ia kishte grabitur ish i fejuari i saj. Mbi këtë fakt për mediat italiane, banorët e Riesit, komentojnë se Carmela ishte mjaft e pasur dhe zhdukja e bizhuterive i interesonte shumë pak.

Ndërkohë prokrurorët italianë kanë zbardhur një tjetër informacion interesant mbi jetën e Carmela Schiacchitano, e cila në profilin e saj në Facebook identifikohej me Rosy Abate një personazh mjaft popullor i një filmi të sukseshëm italian.

Astu si Rosy dhe Carmela kishte lindur në një familje mafioze siciliane. e pas vdekjes së vëllezërve ishte bërë kapo e aferve kriminale të familjes së saj.

Foto profili i saj në Facebook mbane fotografinë e Rosy Abates.

Trupi i shqiptarit Astrit Lamaj u gjet 6 vite nga zhdukja e tij, i murosur në një vilë të ‘800 në komunën Senago në provincën e Milanos e pas rrëfimit të të burgosurit Carmelo Arlota që së bashku me vëllain e tij qenë pjesëmarrës në këtë krim.

Sipas rëfimit të tij ekzekutori material i vrasjes së shqiptarit të cilit63 vjecarja Carmela Schiacchitano, i kishte kërkuar eleminimin e ish të fejuarit të saj, ishte italiani Giuseppe Cammarata