Ballina Kronikë Vranë dhe murosën shqiptarin, kapet edhe gruaja që urdhëroi krimin. U prangos...

Vranë dhe murosën shqiptarin, kapet edhe gruaja që urdhëroi krimin. U prangos kur…

Pas vrasjes dhe me pas murosjes se shqiptarit ne murin e nje vile te vjeter, fshihet urdhri i nje gruaje.

Mediat italiane shkruajne sot se pas hetimeve te bera, policia italiane ka identifikuar autorët e vrasjes së shqiptarit Astrit Lamaj, i zhdukur prej vitit 2013, trupi i të cilit u gjet i murosur në një vilë në provincën e Milanos.

Sipas policise, mengjesin e sotem u bene ekzektuimet e urdhër arrestimeve te nxjerra nga prokuroria e Monzës per 4 shtetas italianë.

Mes tyre edhe nje grua e cila u kap ne aeroport, teksa ishte duke u arratisur per te shpetuar.

Ata jane ne akuze për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj. Nderkohe qe nga hetimet ka dale se ai u vra si ndeshkim, pasi kishte vendosur t’i jepte fund nje raporti dashurie. Gjithcka pas urdhrit te dhene nga gruaja, e cila ishte lene nga shqiptari.

Gruaja, sot 67 vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin.