Ballina Aktualitet Vranë avokatin, autorit djegin makinën në dalje të Elbasanit

Vranë avokatin, autorit djegin makinën në dalje të Elbasanit

Policia është ende në kërkim të autorëve të vrasjes së avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit. Autorët e këtij atentati, sipas dëshmive të para, kanë qenë dy persona të armatosur dhe të maskuar të cilët pasi kanë hyrë në lokal kanë hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku ndodhej avokati Gurra. Vrasësit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Sipas raportimeve të fundit automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet të jenë larguar autorët e vrasjes, është gjetur i djegur në periferi të Elbasanit. Makina rezulton e vjedhur në Fushë Krujë dhe u gjet i djegur pranë rreth rrotullimit të Bradasheshit.