Ballina LAJME Kuvend, votohen dy kandidatët e Partisë Socialiste për KQZ

Kuvend, votohen dy kandidatët e Partisë Socialiste për KQZ

Kuvendi ka votuar sot vetëm me votat e mazhorancës plotësimin e dy vendeve vakant në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, vende këto që i përkisinin Partisë Socialiste. Dy nga kandidaturat e propozuara, Rezarta Bitri dhe Bledar Skënderi, kanë marrë votat e nevojshme dhe që nga sot do të jenë dy anëtarët e rinj të KQZ.

Dy kandidaturat, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri, morën nga 74 vota secili.

Ndërkohë, opozita ka vijuar të mungojë në punimet e Kuvendit.