Ballina Aktualitet Vorë, aksident i rëndë në autostradë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Vorë, aksident i rëndë në autostradë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e Vorës, duke lënë fillimisht tre persona të plagosur.

Sipas burimeve policore nga vendi i ngjarjes, tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, por rrugës njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Viktima ishte një nga drejtuesit e automjeteve, me inicialet D. K., 30-vjeç.

Për momentin, shkaqet e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme janë ende të paqarta.