Ballina Politikë Vokshi i përgjigjet Hysenit: Fjala jote është e papranueshme

Vokshi i përgjigjet Hysenit: Fjala jote është e papranueshme

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj deputetit socialist, Alket Hyseni, i cili e cilësoi ish-kryeministrin, Sali Berisha si ‘autik’ dhe ‘matuf’.

Vokshi teksa kritikon Hysenin, shkruan se ai ka përçmuar personat me aftësi ndryshe, me gjuhën e tij raciste dhe diskriminuese.

Deputetja demokrate e cilëson të papranueshme ndjesën e Hysenit dhe teksa i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe grave të PS-së, shkruan se heshtja e tyre është e papranueshme.

Vokshi i bën apel edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të zbatojë nenin 6 të Kodit të Etikës, që ta ndalojë diskriminimin e mëtejshëm te personave me aftësi ndryshe.