Ballina KULTURË Vogëlushja Ana Kodra do na nderojë me konkurrimin në “Britain`s Got Talent”

Vogëlushja Ana Kodra do na nderojë me konkurrimin në “Britain`s Got Talent”

Ana Kodra, përfaqësuesja e Shqipërisë “Eurovision Song Contest” për kategorinë e të vegjëlve, ka dhënë një lajm shumë të mirë për fansat e saj. 11-vjeçarja do të konkurrojë në audicionet e “Britain`s Got Talent” në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar, Ana ka fituar çmimin e parë në “Junior Fest 2017”, për t`u zgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë në ‘‘Eurovision Song Contest’’ në Tbilisi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ana ka treguar se audicioni i saj do të zhvillohet në Manchester në datën 8 dhjetor.